
Situata në veri të Mitrovicës është e qetë dhe po monitorohet nga KFOR-i, ka raportuar gazetarja e Kanal10 direkt nga fshati Rudar në veri, Gresa Bardhecaj.
Ajo ka treguar se përgjatë rrugëve të kësaj pjese, nuk është vërejtur qarkullim i qytetarëve, përveç forcave të shtuara të policisë së Kosovës dhe atyre të KFOR-it, shkruan Gazeta10.
‘Në fshatin Rudar në afërsi të Zveçanit. Kemi hyrë në ditën e tretë prej kur kjo rrugë vazhdonë të jetë e bllokuar nga serbët lokal në shenjë pakënaqësie ndaj ish-pjesëtarit të Policisë së Kosovës, nga nacionaliteti serb, pas ii njëjti dyshohet se mori pjesë ndaj sulmit të Policisë së Kosovës. Kur ata ishin duke hyrë në objektin e KQZ-së në veri. Situata aktualisht nga ku po raportojmë, është e qetë”, tha gazetarja Bardhecaj.