
Gazetarja Qëndresa Bellagoshi e cila u sulmua sot bashkë me ekipin e saj të Klan Kosovës në fshatin Zupç të Zubin Potokut, ka treguar në Prime Time detaje tjera pas momentit të sulmit.
Ajo tha se në momentin kur ekipi me gazetarë është larguar me veturën e tyre pas i sulmuan nga serbët që më pas u maskuan, në të njëjtën zonë kanë hasur edhe në grupe tjera të sulmuesve.
Bellagoshi rrëfeu se parakalimi pas sulmit, mes dhjetëra personave tjerë, ishite i frikshëm, shkruan Gazeta10.
“Në momentin që jemi larguar nga vendi kun a nodhi sulmi, më pas në të njëjtat zona janë parë edhe dhjetëra persona tjerë që mbase mund të kenë qenë të rrezikshëm. Siç dihet që vetëm një javë më parë, kolegu im është gjuatur me gurë, si dhe kolegë nga mediat tjera që janë duke u sulmuar vazhdimisht. Nuk besoj që do të duhej të mbetej vetëm me reagime në rrjetet sociale kjo çështje, për shkak që me të vërtetë është çështje e rrezikut të jetës. Ajo çfarë ndodhi sot, ishte shumë pranë fytyrave tona që mund të ndodhte dicka edhe më shumë se kaq, në një far forme ishte një paralajmërim, sepse në atë zonë s’ka pasur as patrolla të ekipeve të KFOR-it. Gazetarët që raporjnë nga ato zona, janë komplet të pambrojtur”, tha Qëndresa Bellagoshi në Prime Time. /Gazeta10