Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Gazmend Hoxha jep dorëheqje nga pozita e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës

Gazeta10
30 October 2026 - 12:38

Gazmend Hoxha ka dhënë dorëheqje nga pozita e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar kërkesën për dorëheqje të Hoxhës dhe e ka liruar atë nga kjo detyrë.

Në njoftimin e Qeverisë bëhet e ditur se, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe pas propozimit të ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, kryeministri Kurti ka caktuar Fehmi Hotin ushtrues detyre të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës.

Qeveria e Kosovës ka vlerësuar kontributin dhe angazhimin e Gazmend Hoxhës gjatë mandatit të tij në krye të Policisë së Kosovës.

Kujtojmë se dorëheqja vjen pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, rast që ka nxitur reagime të shumta dhe kritika lidhur me mosveprimin e pretenduar të Policisë së Kosovës. Për këtë rast janë organizuar edhe protesta, ku është kërkuar drejtësi për Arlindën dhe përgjegjësi institucionale.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.