Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Gazprom i Rusisë do të reduktojë dërgesat e gazit në Francë

Gazeta10
30 August 2022 - 11:01

Gazprom i Rusisë do të reduktojë dërgesat e gazit për Engie nga e marta për shkak të në një mosmarrëveshje mbi kontratat, tha kompania franceze, duke theksuar shqetësimet e furnizimit me energji gjatë sezonës së dimrit, shkruan Reuters, transmeton Gazeta10.

Evropa tashmë është njoftuar se Gazprom do të mbyllë gazsjellësin Nord Stream 1 në Gjermani nga 31 gushti deri më 2 shtator, për mirëmbajtje dhe ka disa shqetësime se Moska e cila tashmë ka reduktuar furnizimin e tubacionit në vetëm 20% të kapacitetit, mund të rrit presionin duke vonuar rinisjen.

Në deklaratën e kompanisë Engie nuk është dhënë detaje për shkakun e mosmarrëveshjes mes saj dhe Gazprom për zbatimin e kontratave.

“Është shumë e qartë se Rusia po përdor gazin si armë lufte dhe ne duhet të përgatitemi për skenarin më të keq të një ndërprerjeje të plotë të furnizimeve”, tha ministrja franceze e Tranzicionit të Energjisë, Agnes Pannier-Runacher për radion France Inter, shkruan Reuters.

Dërgesat e Engie nga Gazprom tashmë janë ulur ndjeshëm që nga fillimi i luftës në Ukrainë në shkurt, me furnizimin e fundit mujor prej 1.5 teravat-orë, tha kompania.

“Engie kishte siguruar tashmë vëllimet e nevojshme për të përmbushur angazhimet e saj ndaj klientëve dhe kërkesave të saj, dhe kishte vendosur disa masa për të reduktuar ndjeshëm çdo ndikim të drejtpërdrejtë financiar dhe fizik që mund të rezultojë nga një ndërprerje e furnizimit me gaz nga Gazprom.”, thuhet ndër të tjera në deklaratë.

Në vitin 2021, Gazprom furnizoi Engie me 121 TWh gaz, ose 20% të prokurimit të saj total, sipas analistëve në Morningstar, shkruan Reuters./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.