
Ish koloneli i FSK-së, Hysen Gecaj në emisionin “Raport me Naim Sadikun” ka komentuar vizitën e shefit të CIA-së në Kosovë, Ëilliam Burns.
Ai gjithashtu e komentoi edhe fotografinë e kryeministrit Kurti me shefin e CIA-së i cili e kishe të vendosur dorën në xhepë kur i shtrëngoi duartë me Kurtin.
Gecaj ka thënë në këtë fotografi gjuha e trupit fletë shumë, raporton Gazeta10.
“Po kjo fotografi e ka rëndësinë e vet, është ajo gjuha e trupit që flet ndonjëherë ndodh me vetëdije ndonjëherë ndodh edhe pavetëdije, nuk e di në këtë rast cila është por edhe kjo ka rëndësi sepse kryeministri Kurti edhe presidentja Osmani janë me hierki më të lartë se shefi i CIA-së, ska lidhje nëse shteti është më i madh se Kosova por po flasim për shtete të barabarta dhe të pavarura”, tha ai në Kanal10./Gazeta10