Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Gega iu uron mirëseardhje mërgimtarëve: Përtej dallimeve partiake na bashkon dashnia për vendin

Gazeta10
20 December 2025 - 15:02

kandidati për deputet nga Suhareka, Arben Gega, që ka numrin 68 në listën e PDK-së u ka uruar mirëseardhje mërgimtarëve që po kthehen në Kosovë për festat e fundvitit, duke i ftuar që, përtej dallimeve partiake, të festojnë së bashku dhe të ndajnë gëzimin e këtyre ditëve.

Në një mesazh të publikuar në rrjete sociale, Gega theksoi se Kosova është shtëpia e përbashkët e të gjithëve dhe vendi i së ardhmes së fëmijëve tanë.

“Të dashur mërgimtarë, mirë se erdhët në vendin tuaj. Mirë se erdhët në shtëpitë tuaja për festat e fundvitit”, u shpreh ai, duke nënvizuar se prania e mërgatës ua shton edhe më shumë kuptimin festave.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.