
Emisioni “Kampionët” vazhdon edhe këtë të diel me fokusin kryesor te Superliga e Kosovës dhe Liga e Parë.
Të ftuar në studio janë Burim Shala, Blendi Memaj, Lavdim Pireva, Viktor Kuka dhe Genc Hyseni.
Drejtori sportiv i Ferizajt, Genc Hyseni beson në cilësinë e Ligës së Parë, në krahasim me Superligën.
“Mund të them lirisht se disa ndeshje të Ligës së Parë në Kosovë janë më cilësore se disa takime të Superligës, pasi po ka investime tashmë edhe në Ligën e Parë” – tha ai.
Ferizaj për momentin është në pozitën e parë në tabelë në grupin B të Ligës së Parë, duke qenë në rrugë të mirë për rikthim në elitën e futbollit kosovar.