Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Gërmimet në Zubin Potok, Blakaj: Rasti i parë me mbetje mortore të shumë trupave

Gazeta10
28 July 2026 - 18:57

Drejtori i Fondit për të Drejtat e Njeriut, Bekim Blakaj, ka komentuar aksionin në Zubin Potok, ku janë duke u zhvilluar gërmime pas informacioneve për gjetjen e mbetjeve mortore nga lufta e fundit në Kosovë.

Në një lidhje direkte për emisionin “Gazeta” në Kanal10, Blakaj ka thënë se nisja e gërmimeve është një zhvillim pozitiv, duke shprehur shpresën se ato do të rezultojnë me gjetje.

“Nisja e gërmimeve mendoj që është lajm i mirë, sepse po shpresojmë që do të ketë gjetje. Kemi rastin e parë ku po gjenden mbetje mortore të më shumë trupave, të cilët janë zhdukur gjatë periudhës së luftës në Kosovë. Mendoj se duhet përgëzuar institucionet kompetente që kanë bërë një punë jashtëzakonshme”, ka deklaruar Blakaj.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.