Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Gërvalla: BE-ja nuk ka arsye të mohojë liberalizimin e vizave për Kosovën

Gazeta10
28 September 2022 - 21:31

Donika Gërvalla – Schwartz – Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, tha se Kosova është e përkushtuar për të arritur marrëveshje finale me Serbinë, që do të duhet të rezultonte me njohjen e ndërsjellë.

Ajo për Zërin e Amerikës tha se sa më parë që Serbia ta njohë realitetin me shtetin e ri të Kosovës në Ballkan, aq më shpejt do të përparonte drejt rrugës evropiane.

Gërvalla – Schwartz foli edhe mbi çështjen e liberalizimit të vizave mes BE-së dhe Kosovës, ndërsa pritet që me 13 tetor Republika Çeke, e cila ka kryesinë e radhës së Bashkimit Evropian, ta trajtojë këtë çështje gjatë mbledhjes së Këshillit Evropian.

Sipas ministres, Kosova i ka përmbushur kriteret e kërkuara për liberalizim vizash dhe kjo çështje më shumë sesa përgjegjësi e palës kosovare, është tashmë e Bashkimit Evropian çka mund të vinte në pikëpyetje kredibilitetin e tij./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.