Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Gërvalla dhe Peci takuan komunitetin shqiptar në Belgjikë

Gazeta10
10 December 2023 - 21:54

Në kuadër të takimeve të rregullta me mërgatën, shoqatat dhe komunitetin shqiptar në mërgatë, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla dhe ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, u takuan me komunitetin shqiptar në Tongeren.

Në komunikatën e lëshuar nga MPJD thuhet se para bashkatdhetarëve që jetojnë në Belgjikë, dy ministrat paraqitën angazhimin dhe vizionin e institucioneve të Kosovës në realizim te objektivave konkrete qeveritare në mbështetje të mërgatës në ruajtjen, kultivimin dhe zhvillimin e identitetit gjuhësor, kulturor e arsimor si dhe fuqizimin e lidhjeve me Kosovën në njërën anë, dhe përfshirjen e potiencialit të gjeneratave të ndryshme të mërgatës në të gjitha sferat e zhvillimit ekonomik, politik dhe shoqëror në Kosovë.

“Theks i veçantë iu kushtua sundimit të ligjit dhe hapjes së mundësive të mëdha të investimit që ofron Kosova si dhe reformave administrative që po bëhen në lehtësimin e investimeve të diasporës në Kosovë. Përfaqësuesit e komunitetit shqiptar në Tongeren falënderuan ministrat Gërvalla dhe Peci për vizitat dhe takimet me mërgatën shqiptare dhe gatishmërinë për realizimin e projekteve të përbashkëta që fuqizojnë mërgatën dhe diasporën tonë në botë por edhe forcojnë lidhjet e tyre me Kosovën”.

“Gjatë këtij takimi, komuniteti shqiptar në Belgjikë kishte përgatitur edhe një program kulturo-artistik duke demonstruar kështu përkushtimin e tyre në ruajtjen dhe promovimin e identitetit kulturor dhe kombëtar”, thuhet në komunikatën e Ministrisë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.