Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Gërvalla në Kanada me gratë ministre të punëve të jashtme: Duke hapur ura të reja bashkëpunimi

Gazeta10
22 September 2024 - 18:32

Ministra e Punëve të Jashtme e Kosovës Donika Gërvalla tha se po hap rrugë të reja bashkëpunimi në Kanada.

Atje, Gërvalla mori pjesë në Takimin e Grave Ministre të Punëve të Jashtme. Ajo njoftoi gjithashtu për takimet që pati me homologet e saj nga Eswatini dhe Republika Demokratike e Kongos.

“Nga Takimi i Grave Ministre të Punëve të Jashtme në Kanada, në vazhdën e përkushtimit të përbashkët për paqe dhe fuqizim ekonomik të grave si dhe takimet me homologet nga Eswatini dhe Republika Demokratike e Kongos, duke hapur rrugë të reja bashkëpunimi në fushat me interes të përbashkët”, shkroi Gërvalla në Facebook, duke ndarë një video nga aktivitetet e saj atje.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.