Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Gërvalla përfaqëson Kosovën në takimin Ukrainë-Evropa Juglindore

Gazeta10
13 July 2025 - 20:58

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, përfaqësoi Kosovën në takimin e dytë ministror në formatin Ukrainë – Evropa Juglindore.

Ky takim u mbajt në kuadër të Forumit të Dubrovnikut dhe u bashkëkryesua nga Ministri i Punëve të Jashtme të Ukrainës, Andriy Sibiga, dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Kroacisë, Gordan Grlić Radman.

Përmes komunikatës së përbashkët të miratuar në takim, ministrat riafirmuan mbështetjen e palëkundur për Ukrainën. Po ashtu, u ritheksua përkushtimi për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.