Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Gërvalla: S’ka Asociacion nëse bie ndesh me Kushtetutën

Gazeta10
09 May 2023 - 18:51

Raporti: Gentiana Gashi/Kanal10

Asociacioni që bie ndesh me Kushtetutën e vendit, nuk do të implementohet. Kështu ka deklaruar kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla, pas një takimi me homologun e saj kroat, Goredon Radman. Ndërsa, ky i fundit tha se modeli kroat për pakicën serbe mund të shërbejë si model i mirë për Kosovën, meqë në vendin e tij ka treguar rezultate.

Kosovës dhe Serbisë u është ofruar një model për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Ministri i Jashtëm i Kroacisë, Gordan Radman, ka sugjeruar se modeli i vendit të tij për pakicën serbe, mund të shërbejë si shembull edhe në Kosovë.

Kjo, pasi ai thotë se në vendin e tij, ka rezultuar i suksesshëm dhe u ka ndihmuar për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“Ky model është promovuar përmes ligjit kushtetues për të drejtat e pakicës dhe është i suksesshëm si i tillë. Ndoshta mund të shërbejë si një shembull. Natyrisht se ishte i vlerësuar në lidhje me anëtarësimin tonë në Bashkimin Evropian. Ky model ka rezultuar me sukses tek ne, por të gjithë ata që dëshirojnë eksitojnë modele të shumta në botë, që mund të shfrytëzohen. Ndoshta nuk janë të suksesshme në disa situata, kjo është çështje tjetër, po ashtu sa mund të zbatohen në sisteme të tjera varet nga shtetet”. – Gordan Radman – Ministri i Jashtëm i Kroacisë

Megjithatë, Radman shtoi se ka modele të ndryshme në botë për të drejtat e pakicave që mund të shfrytëzohen për ta zgjidhur problemin me Serbinë.

Ndërkohë, pas kryeparlamentarit Glauk Konjufca, është ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporë e Kosovës, Donika Gërvalla, e cila ka ua ka bërë me dije faktorit ndërkombëtar se çdo mekanizëm që shkel Kushtetutën, sovranitetin dhe funksionalitetin e vendit, nuk do të lejojnë të ndodhë.

Sipas Gërvallës, ekipi menaxhues, u ka prezantuar ndërmjetësve të dialogut, një Republikë Srpska të dytë, për çka sipas saj nuk është e nevojshme.

Edhe nga opozita kanë kërkuar që drafti i ekipit menaxhues të refuzohet e mos pranohet, sepse e minon shtetin e Kosovës përbrenda.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka kërkuar nga Qeveria që të mos ikë nga përgjegjësia, sepse ndryshe do të ishte dorëzim para së keqes.

“Dokumenti i draft-statutit, i përpiluar nga ekipi menaxhues, e i bërë publik në medie është më tepër se Asociacion dhe është më tepër se autonomi – është shtet brenda shtetit; Republikë brenda Republikës. Ky draft-statut, në të 67 nenet e në nëntë kapitujt e tij, projekton federalizimin e Kosovës si koncept të ri organizativ pas shpalljes së pavarësisë. Asociacioni bëhet nga institucionet tona dhe atë vetëm brenda rendit tonë kushtetues. Çdo ikje nga përgjegjësia është dorëzim dhe çdo dorëzim sjellë dokumente e koncepte të tilla, siç ka ndodhur dhe me këtë tani” – Lumir Abdixhiku – Kryetar i LDK-së

Kryeministri Albin Kurti, para disa ditësh, ka thënë se pret vlerësimin e ndërmjetësve të dialogut për draft vizionin e propozuar në takimin e 2 majit në Bruksel. Mirëpo, në anën tjetër, i dërguari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, ka thënë në një deklaratë të hënë se draft-statuti i propozuar nga ekipi menaxhues, është bazë e mirë për të diskutuar në fazat tjera të dialogut në nivel kryenegociatorësh.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
24 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.