
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka përmendur sukseset që, sipas saj, kjo ministri i ka arritur gjatë këtij viti.
Në një konferencë për media bashkë me kryeministrin Kurti, ajo ka bërë me dije se gjatë këtij viti Kosovës i janë rikthyer edhe disa çnjohje.
Megjithatë, ajo nuk ka tregua se për cilat shtet e kanë rikthyer njohjen.
“Edhe me shtet jo njohëse kemi pasur përparim të dukshëm në marrëdhëniet bilaterale në fushat e ndryshme. Kemi luftuar me sukses fushatën për çnjohje të Serbisë, duke rikthyer madje edhe çnjohje nga e kaluar dhe duke konkretizuar edhe marrëdhëniet bilaterale me shtet me te largëta në fusha bashkëpunimi”, ka thënë Gërvalla