Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Gërvalla udhëton për një vizitë zyrtare në Gjermani, takon homologen e saj Baerbock

Gazeta10
12 October 2022 - 10:28

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, është nisur për një vizitë zyrtare në Gjermani ku do ta takojë homologen e saj, Annalena Berbock, raporton Gazeta10.

Kjo vizitë do të realizohet me ftesën e Bearbock.

Në këtë takim priten të diskutohet për fuqizimin e marrëvedhënieve bilaterale mes dy shteteve.

Po ashtu temat e këtij diskutimit pritet të jenë edhe situata politike dhe ajo e sigurisë në Europë.

Këtu keni njoftimin e plotë:

“Ministrja Donika Gërvalla-Schëarz udhëtoi për vizitë zyrtare në Gjermani me ftesë të ministres së Jashtme gjermane Annalena Baerbock

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla-Schëarz, ka udhëtuar drejt Berlinit për vizitë zyrtare me ftesë të ministres së Punëve të Jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë, znj. Annalena Baerbock.

Gjatë vizitës zyrtare në Gjermani ministrja Gërvalla-Schëarz do të zhvillojë takim me homologen e saj gjermane znj. Baerbock, ku do të do të diskutohet për fuqizimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve bilaterale të Republikës së Kosovës me Republikën Federale të Gjermanisë, integrimin evropian dhe përcaktimin properëndimor të Republikës së Kosovës, për aspiratat euro-atlantike të shtetit të Kosovës.

Po ashtu temë e takimit ndërmjet dy ministreve të jashtme të Republikës së Kosovës dhe Gjermanisë do të jenë edhe reformat e nisura në vend, situata politike dhe e sigurisë në Evropë.

Mes tjerash ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla-Schëarz me ministren e Jashtme të Gjermanisë, znj. Annalena Baerbock do të bisedojë për sfidat energjetike që i ka rajoni dhe Evropa, për bashkëpunimin ekonomik mes dy shteteve si dhe për mërgatën nga Republika e Kosovës në Gjermani si një urë lidhëse kulturore, ekonomike mes dy republikave mike”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme të Kosovës. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.