
Kandidati për kryetar në Mitrovicë, Gëzim Plakolli ka komentuar rastin e katër tokave të cilat kanë probleme me çpronësimin.
Ai ka thënë se me këtë rast janë duke u marrë organizata ndërkombëtare dhe prandaj roli i kryetarit në këtë rast është joekzistent, raporton Gazeta10
“Me këtë problem të tokave në katër fshatrat e Mitrovicës është duke u marrë organizatat ndërkombëtare, prandaj nuk e di unë ku është roli këtu i komunës, dhe roli i kryetarit të komunës në këtë rast është joekzistent, përveq lehtësimit nuk shoh unë ndonjë ndërhyrje tjetër, sepse i tejkalojmë kompetencat tona”, tha ai në Kanal10.
Më poshtë mund të ndiqni videon./Gazeta10