
Sulmuesi i Ballkanit, Giovanni Ribeiro është shpallur “Ylli i Javës” për xhiron e shtatë në Superligën e Kosovës.
Giovanni ishte fantastik në sfidën kudër Ferizajt, ku me dy gola i ndihmoi skuadrës së tij që të arkëtonte pikët e plota.
Pasi mori këtë çmim, Giovanni u shpreh i lumtur që u vlerësua si më i miri i javës.
“Jam shumë i lumtur që arrita të shënoj këtë gol me biçikletë. Ishte një gol shumë i bukur. Fillimisht, dua të falënderoj Zotin dhe ekipin e trajnerëve që më kanë ndihmuar çdo ditë për të përmirësuar lojën time. Jam shumë i lumtur që shënova këto dy gola. Tani duhet të vazhdojmë të punojmë, sepse kemi një ndeshje shumë të vështirë të dielën.Gëzimi po rritet vit pas viti, prandaj jam shumë i lumtur. Duhet të vazhdojmë të punojmë gjatë kësaj jave, për të bërë një ndeshje të madhe të dielën dhe për të punuar për një kampionat të mirë, që në fund të shpallemi kampionë.”
Në gjashtë ndeshje këtë edicion në Superligë, 22-vjeçari ka realizuar dy gola.
Ndryshe, Giovanni është lojtari më i vlefshëm në Superligën e Kosovës, pasi vlera e tij në treg është rreth 900 mijë euro.