Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Gjenden municion dhe granata dore në një shtëpi të braktisur në veri të vendit

Gazeta10
25 Janar 2026 - 16:59

Policia e Kosovës thotë se ka gjetur municion dhe granata dora në veri të vendit.

Në një shtëpi të braktisur në Zveçan, Policia thotë se gjeti armë dhe municion.

“Më datë 25.01.2026, rreth orës 11:20, njësitë policore nga Drejtoria Rajonale e Policisë Mitrovicë Veri, pas pranimit të informacionit nga qytetarët se në një lokacion në fshatin Rudar i Vogël, komuna e Zveçanit, mund të gjendeshin armë dhe municion, menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes. Në një shtëpi të braktisur dhe të pabanuar, gjatë kontrollit, Policia ka gjetur dhe sekuestruar: · 9 granata dore, 538 fishekë, 3 karikatorë për armë automatike”, thuhet në njoftim.

Në vendin e ngjarjes, Policia tha se doli “edhe njësia për trajtimin e mjeteve shpërthyese (EOD), e cila ka trajtuar mjetet shpërthyese në mënyrë të sigurt”.

“Të gjitha veprimet policore janë ndërmarrë në koordinim të plotë me Prokurorin e Shtetit, i cili ka udhëzuar inicimin e rastit “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve””.

Lidhur me këtë rast, Policia tha se “nuk ka persona të arrestuar”.

“Policia falënderon qytetarët për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe i fton që të vazhdojnë të raportojnë çdo rast të dyshuar, në numrin 192”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.