
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se tri vetura që sihin raportuara të vjedhura në Gjakovë, janë gjetur.
Njoftimi:
· Fsh. Cërmjan, Gjakovë 07.02.2024-07:20. Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar se persona të panjohur ia kishin vjedhur veturën të cilën e kishte parkuar në një parking. Rreth orës 23:50 vetura është gjetur e braktisur.
· Rr. Londra, Gjakovë 07.02.2024-16:45. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur ia kishin vjedhur veturën të cilën e kishte parkuar para shtëpisë së tij. Rreth orës 22:29 vetura është gjetur e braktisur.
· Rr.Wesli Klark, Gjakovë 07.02.2024- 21:50. Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar se persona të panjohur ia kishin vjedhur veturën të cilën e kishte parkuar në një parking. Rreth orës 23:15 vetura është gjetur e braktisur./Gazeta10/