
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Klinës ku një grua është gjetur pa shenja jete, raporton Gazeta10.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës ekipet emergjente kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe ekipi mjekësor ka konstatuar se viktima femër është gjetur pa shenja jete.
Në vendngjarje ka dalur po ashtu edhe prokurori i shtetit me urdhër të së cilit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion dhe rasti vazhdon të hetohet.
“Klinë, 28.08.2023 – 09:18. Është raportuar se në një banesë një person dyshohet se është pa shenja jete. Njësitë policore së bashku me njësitin e Qendrës se Mjekësisë Familjare kanë dalur ne vendin e ngjarjes, ku ekipi mjekësor ka konstatuar se viktima femër kosovare është pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes po ashtu ka dal edhe prokurori i shtetit me urdhër të së cilit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin policor. /Gazeta10/