Një burrë është gjetur pa shenja jetë në Drenas, raporton Gazeta10.
Policia bën të ditur përmes raportit se me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
“Raportohet se është gjetur pa shenja jetë viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport./Gazeta10