Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Gjendet pa shenja jete një grua në Prishtinë

Gazeta10
22 May 2026 - 10:41

Një grua është gjetur pa shenja jete të mërkurën në Prishtinë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, viktima femër kosovare është gjetur në shtëpinë e saj rreth orës 11:30.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet përkatëse, ndërsa mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

“Prishtinë 21.05.2026 – 11:30. Është gjetur pa shenja jete viktima femër kosovare në shtëpinë e saj. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”./

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.