Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Gjendet pa shenja jete një person në Istog

Gazeta10
25 Gusht 2022 - 9:12

Një person është gjetur pa shenja jete në dhomën e tij në fshatin Llukavc i Begut në Istog, sipas Policisë së Kosovës, raporton Gazeta10.

Policia e Kosova ka bërë të ditur se njësitet relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e viktimës, thuhet në raportin 24 orësh.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

“Llukavc i Begut, Istog 24.08.2022-04:00-08:00. Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në dhomën e tij. Njësit relevante dhe  ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.