Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Gjendja e sigurisë në male kritike, rrezik për orteqe

Gazeta10
25 Mars 2024 - 13:34

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës, ka njoftuar se nga reshjet e fundit të borës nga nata e mbrëmshme, gjendja e sigurisë në male, sa i përket orteqeve është kritike.

Sipas tyre, në 72 orët e ardhshme duhet të ketë kujdes dhe të evitohen aktivitetet në vendet e ekspozuara ndaj rrezikut.

“Niveli i rrezikshmërisë nga orteqet është në shkallën 5 (shumë e rrezikshme). Gjithashtu të keni kujdes edhe në komunikacion në zonat malore, gjendja e rrugëve është konform kushteve dimërore.”

Është kërkuar që të ketë kujdes gjatë skijimit apo ngjitjeve bjeshkatare në sipërfaqet e pjerrëta malore nga 30°~50° , e sidomos në shtigjet apo kalimet e ekspozuara.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
11 Shtator 2025

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.