
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) njofton se gjatë periudhës 16 prill deri më 01 qershor 2026, në Kosovë janë raportuar gjithsej 25 raste të konfirmuara të fruthit. Gjatë javës së fundit janë raportuar 5 raste të reja.
Nga numri i përgjithshëm i rasteve sipas komunave janë raportuar: Ferizaj , Prishtinë (6), Kaçanik (5) dhe nga një rast në Deçan, Fushë Kosovë, Gjilan, Lipjan, Obiliq dhe Shtime.
IKShPK rekomandon që çdo person me simptoma të dyshimta të fruthit, si temperaturë e lartë, skuqje apo ndryshime në lëkurë, kollë dhe rrufë, të paraqitet menjëherë në institucionet më të afërta shëndetësore.
Duke pasur parasysh kontagjiozitetin e lartë të fruthit dhe rrezikun e përhapjes së tij në komunitet, IKShPK u bën thirrje prindërve dhe kujdestarëve që të verifikojnë statusin e vaksinimit të fëmijëve të tyre dhe të sigurojnë vaksinimin sipas kalendarit të rregullt të imunizimit në qendrat e mjekësisë familjare.
Vaksinimi mbetet masa më efektive dhe më e sigurt për parandalimin e fruthit dhe mbrojtjen e individëve të pavaksinuar dhe ruajtjen e shëndetit publik.