Lajme

Gjendje e rënduar pas përmbytjeve në Podujevë , një fshat i tërë është bllokuar

Gazeta10
19 Janar 2023 - 21:11

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi në “Politiko” ka thënë se gjendja pas vërshimeve në këtë qytet vazhdon të jetë e rënduar, sidomos në fshatin Pakashticë i cili është i tëri i bllokuar, raporton Gazeta10.

Bulliqi ka thënë se deri më tani janë evakuuar dy familje në Podujevë për shkak të dëmeve që vërshimeve kanë shkaktuar në shtëpitë e tyre.

“Nga kjo që po shihet këto momente, sot në dhjetëra fshatra të Podujevës kemi një gjendje të renduar për shkak të reshjeve që kanë rënë dje dhe sot.  Gjendja më e rënduar është në fshati Pakashticë, ku faktikisht e kami si lokalitet të tërë të bllokuar. Por kemi edhe disa lagje të tjera që kanë probleme, njëra është kjo këtu rruga kryesore e qytetit ku është bllokuar. Kemi pasur evakuimin e dy familjeve, jemi në gjendje gatishmërie  si komunë, me zjarrfikës dhe të gjithë po bëjmë të mundur të jem më afër qytetarëve. Fatmirësisht nuk kemi humbje jete, por dëmet janë të mëdha, ka shumë dëme edhe në disa biznese prodhuese. Që nga viti 1979 nuk kemi pasur rast të kemi sasi të ujërave të tillë tek lumi Llap këtu. Pra është diçka e papritur. Deri tash kemi angazhuar 5 ekipe që po punojnë për ndihmë të qytetarëve.

Tutje, Bulliqi ka thënë se nëse do të ketë reshje me tutje do të kemi vështirësi me menaxhu situatën.

I pari i Podujevës, ka thënë se stafi emergjent është duke pranuar të gjitha telefonatat nga qytetarët dhe do të ju ofrojnë ndihmë.

Bulliqi ka thënë se pas përfundimit të vërshimeve do të sanojnë dëmet që kanë ndodhur dhe t’i ndihmojnë qytetarëve sado pak financiarisht./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.