Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Gjeraj: Drita bëri ndeshje të madhe në Plzen, shpresoj se nuk do na dëshpërojnë në ndeshjen e dytë

Gazeta10
30 July 2023 - 23:08

Emisioni “Kampionët” vazhdon edhe këtë të diel, kësaj radhe duke trajtuar temën rreth paraqitjes së klubeve kosovare në Evropë. Të ftuar në studio janë si çdo herë analistët e përhershëm: Faruk Statovci dhe Bekim Isufi, gjersa atyre i bashkohen edhe Muhamet Dragusha dhe Robert Gjeraj. Në lidhje telefonike i ftuar është edhe Valon Zymberi.

Gjatë diskutimit për klubet kosovare në arenën ndërkombëtare, foli edhe Robert Gjeraj.

Ai tha se Drita u paraqit në mënyrë të jashtëzakonshme në ndeshjen e parë ndaj Viktoria Plzen.

“Drita bëri ndeshje të madhe në Plzen, shpresoj që nuk do të na dëshpërojnë në ndeshjen e kthimit në Prishtinë”, tha ai.

Ndeshjen e kthimit, Drita do të luajë ndaj Viktoria Plzen më 3 gusht në “Fadiul Vokrri”. Rezultati i ndeshjes së parë është 0-0.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.