Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Gjesti i ndershëm i nxënëses nga Prizreni, kthen kuletën e humbur me para

Gazeta10
27 August 2026 - 15:17

Një nxënëse e shkollës së ekonomisë në Prizren ka dhënë një shembull të ndershmërisë dhe përgjegjësisë qytetare, pasi ka gjetur një kuletë me para dhe dokumente personale dhe e ka dorëzuar në Polici.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 25 gusht, rreth orës 20:45, kur në Stacionin Policor të Trafikut në Prizren është dorëzuar një kuletë e humbur nga nxënësja O.T., e lindur më 2011.

Kuleta ishte gjetur në rrugën “Ekrem Rexha”. E mitura, së bashku me prindin e saj, e ka dërguar menjëherë atë në stacionin policor.
Në portofol gjendeshin para dhe dokumente personale. Përmes dokumenteve identifikuese, Policia ka arritur të kontaktojë pronarin, i cili më pas është paraqitur në stacion dhe ka marrë kuletën e tij.

Pronari ka shprehur falënderim për gjestin e ndershëm të nxënëses, si dhe për angazhimin e Policisë së Kosovës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.