Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Zgjatet orari i “muzikës” për gastronominë në Gjilan

Gazeta10
07 July 2026 - 9:04

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka marrë vendim për lejimin e përdorimit të mjeteve elektro-akustike nga bizneset e sektorit të gastronomisë, duke përcaktuar edhe orarin e lejuar të funksionimit të tyre.

Sipas vendimit, lokalet e gastronomisë do të mund të përdorin pajisje elektro-akustike në përputhje me standardet ligjore dhe normat e lejuara të zhurmës. Gjatë ditëve të punës, përdorimi i tyre lejohet deri në orën 23:00, ndërsa të premten dhe të shtunën deri në orën 00:00.

Sipas njoftimit nga komuna, vendimi do të jetë në fuqi deri më 20 gusht 2026.

Po ashtu, me këtë vendim pezullohet përkohësisht urdhëresa nr. 312/22, e datës 21 prill 2022, për mbrojtjen nga zhurma, e cila do të mbetet e pezulluar deri në të njëjtën datë./Gazeta10

 

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.