Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Gjinekologu: Jemi vendi i parë në Europë që abortojmë vajzat, ky është krim

Gazeta10
15 March 2023 - 9:57

Shkëlqim Balili e ka quajtur një krim faktin se në Shqipëri dhe në Kosovë kryhen shumë aborte selektive në bazë të gjinisë.

I ftuar në “Good Morning Albania”, gjinekologu tha se çdo abort është i rrezikshëm në shëndetin e gruas dhe sipas tij, aborti duhet të realizohet në 10 javët e para të shtatzënisë dhe vetëm kur nënës i rrezikohet jeta.

“Çdo abort është i dëmshëm. Ne jemi vendi i parë në Europë dhe vendi i 11 në botë që bëjmë abort selektiv dhe heqim shtatzënitë me seks vajza. Ky është krim. Ky krim është në vendet më të varfra siç jemi ne dhe Kosova. Kjo është një fatkeqësi dhe duhet të ketë ligje shumë të forta”, tha tutje gjinekologu Balili.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.