
I ftuar në emisionin “Gallatë” me Arben Ahmetin, kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, ka folur për liberalizimin e vizave duke thënë se do të këtë lëvizje të të rinjve pas 1 janarit 2024 por që sipas tij nëse ka politika të mirëfillta mund të arrijmë që një pjesë e madhe e të rinjve nga diaspora të kthehen në Kosovë.
“Jo vetëm pse të rinjtë tonë mezi presin me lanë Kosovën por kanë me pas dëshirë me pa dhe kanë me dalë”, tha Gjini.
Gjini deklaroi se ka shpresë që nëse arrijnë me pas politika normale, jo gjeniale do të arrijmë që ata të kthehen në Kosovë.
Ai tutje tha që në Gjakovë ka shumë biznesmenë që janë kthyer nga diaspora dhe janë duke investuar në komunën që udhëheq ai. /Gazeta10/