
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Kosova është e përqendruar që dakordimi të arrihet para se të bëhet 48 orë, raporton Gazeta10
Ai ka thënë se tashmë është i interesuar për marrëveshje finale jo për hapa të vegjël dhe teknik.
“Tema është propozimi dhe marrëveshja finale nuk është koha për ambicie, për hapa të vegjël teknik, por për zgjidhje finale dhe për këtë unë angazhohem maksimalisht”, ka thënë ai.
Më tej, ai ka thënë se po shkojnë orët por ai është i interesuar dhe po bën përpjekje maskimale për dakordim para se të bëhen 48 orë.
“Tash po shkojnë orët është e vërtetë mirëpo deri në minutën e fundit nuk është e drejtë të flasim se çka do të ndodh kush çka do të na thotë sepse tash duhet të jemi të përqendruar në përpjekje maksimale që darkordimi të arrihet para se të bëhet 48 orë”, ka thënë ai. / Gazeta10