Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Gjuan me armë gjatë dasmës në Shtime, arrestohet 33-vjeçari

Gazeta10
29 June 2025 - 15:35

Më 29 qershor rreth orës 11:10, stacioni policor në Shtime njofton se ka pranuar një informatë për të shtëna me armë zjarri në një aheng familjar në fshatin Petrovë të Shtimes.

Siç thuhet në njoftim, patrulla policore ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka kontaktuar me pronarin e ahengut, i cili ka pranuar se kishte shtënë me një armë zjarri.

Personi i dyshuar, G.R., 33 vjeç, është shoqëruar në stacionin policor në Shtime, ku është intervistuar në prani të avokatit.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar që i dyshuari të ndalohet për 48 orë.

Rasti është duke u trajtuar nga Sektori i Hetimeve pranë stacionit policor në Shtime.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.