Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Gjuriq shëtitet me Escobarin në Washington, prespektiva e vendeve tona është premtuese

Gazeta10
01 December 2022 - 14:34

Ambasadori i Serbisë në Kosovë, Marko Gjuriq, ka takuar në Washington të dërguarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, raporton Gazeta10.

Ai ka thënë se ka pasur një orë frymëzuese të diskutimeve për raportet mes dy shteteve.

Më tej, ai ka thënë se prespektiva e marrëdhënieve bilaterale mes dy shteteve është e ndritshme dhe premtuese.

Këtu keni postimin e tij:

“Sot, shijova orë diskutimesh frymëzuese mbi marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës nëpër peizazhin vjeshtor të Washington DC-së në shoqërinë e mirë të Gabriel Escobar. Ndryshe nga moti i ligë, perspektiva e marrëdhënieve biletarale është e ndritshme dhe premtuese”, ka shkruar Gjuriq në llogarinë e tij në Twitter. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.