Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Gjykata e Apelit ua njeh kategorive ta dala nga lufta edhe të drejtën e realizimit të pensionit të moshës

Gazeta10
17 Prill 2026 - 13:33

Avokati Nazmi Sallahu ka njoftuar se ka fituar edhe një betejë ligjore në lidhje me pensionet e kategorive të dala nga lufta e UÇK-së.

Ai ka bërë me dije se Gjykata e Apelit ka vërtetuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, me të cilin të gjithë përfituesve të pensioneve nga lufta u njihet e drejta për pension bazik, në të cilin përfshihet edhe atë të moshës.

Në profilin e tij në Facebook, ai ka publikuar aktgjykimin t të Apelit, ku tregohet se kjo gjykatë ka refuzuar ankesën e Ministrisë së Financave dhe klientit të tij i është njohur e drejta të përfitojë njëkohësisht pension nga kategoria e luftës dhe pensionin e moshës.

Vërtetohet…⚖️ Gjykata e Apelit heq të gjitha dilemat dhe mundëson realizimin e pensioneve te të gjitha kategorive të dala nga lufta, pra vërteton aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë-Departamenti Administrativ⚖️”, ka shkruar Sallahu.

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.