
Gjykata Supreme, e ka liruar nga akuza Naser Pajazitajn, i akuzuar për vrasjen e Donjeta Pajazitajt, në nëntor të 2015-ës, në Bjeshkët e Deçanit.
Lajmin për Gazeta10 e ka konfirmuar avokati i tij, Ahmet Tahiri.
“Po është liruar Naseri pas 7 viteve paraburgim. Së shpejt do ta kemi vendimin në formë të shkruar do të japim detaje tjera. Naseri është shpallur i pafajshëm për të gjitha akuzat ndaj tij.”, tha avokati i Naser Pajazitajt, Ahmet Tahiri.
Ndërkohë që kujtojmë se Donjeta Pajazitaj në vitin 2015 ishte privuar nga jeta në bjeshkët e Strellcit në mënyrë mizore të cilën vrasje pretendohet se e ka kryer Naser Pajazitaj, kushëri i saj.
Naser Pajazitaj ishte dënuar tre herë nga drejtësia e Kosovës me burgim të përjetshëm./Gazeta10