Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Gjyqi i Erion Veliajt shtyhet për shkak të bojkotit, gjykata gjobit avokatët

Gazeta10
13 October 2026 - 11:42

Seanca gjyqësore ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, është shtyrë për datën 27 tetor, për shkak të mungesës së avokatëve, siç raporton Top Channel.

Për mungesën e tyre, gjykata ka vendosur gjobitjen e avokatëve me nga 100 mijë lekë të vjetra secilin.

Seanca e radhës është caktuar të zhvillohet më 27 tetor, kur pritet të vijojë shqyrtimi i çështjes në ngarkim të Veliajt.

SPAK, me kërkesën e ngritur nga Altin Dumani, kërkoi që gjyqi i Veliajt të bëhet pa avokatë për sa kohë ata nuk paraqiten.

Gjykata caktoi avokatë nga lista e avokatëve të ndihmësve juridikë falas.

Anila Hoxha raporton se nuk ishte prezent asnjë i pandehur dhe asnjë avokat./TCh/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.