Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Godet Borrell: Sot do të shohim nëse Kurti e Vuçiq janë gati të marrin përgjegjësi

Gazeta10
14 Shtator 2023 - 12:03

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, përmes një postimi në twitter, ka njoftuar për nisjen e takimeve mes Kosovës e Serbisë në Bruksel.

Ai tha se koha është që të fillohet seriozisht zbatimi i marrëveshjes së arritur në Bruksel e Ohër dhe tha se sot shihet nëse palët janë gati të marrin përgjegjësinë.

“Jam duke pritur Presidentin Vuçiq dhe Kryeministrin Kurti për një takim të nivelit të lartë të dialogut në Bruksel. Është koha për të filluar zbatimin seriozisht të marrëveshjes në rrugën e normalizimit. Sot do të shohim nëse janë gati të marrin përgjegjësi”, ka shkruar Borrel. /Gazeta10

Postimi i plotë:

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.