
Një këmbësore është goditur për vdekje në një aksident trafiku në magjistralen Prishtinë-Pejë.
“Më ora 17:20, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (te Kroni i Mbretit). Nga vendi i ngjarjes, patrulla e policisë njofton se një veturë ka goditur një këmbësore. Për rastin është njoftuar edhe ekipi emergjent mjekësor, të cilët kanë konstatuar se këmbësorja është pa shenja jete”, thuhet në përgjigjen e policisë për Klankosova.tv.
Ata kanë thënë tutje se janë duke u marrë me rastin.