Lajme

“Goditje në trup për ta ‘vrarë’ djallin” – E pazakontë, burri rrah gruan dhe paguan kosovarin për t’i hequr magjinë

Gazeta10
05 Shtator 2023 - 14:00

Një rast i pazakontë ka ndodhur në një nga fshatrat e Shqipërisë në Mat, ku një 48-vjeçar ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij  në mënyrë të përsëritur, por kjo ngjarje nuk mbaron me kaq.

48-vjeçari, për të justifikuar dhunën ndaj bashkëshortës së tij , kishte paguar një person nga Kosova, për ta shëruar, pasi pretendonte se gruas së tij i kishin bërë magji.

Por sikurse duket në pamjet e sjella nga policia e Matit, personi që supozohet se i heq asaj magjinë, e godet atë me kaçavidë në disa pjesë të trupit.

36-vjeçari, i cili vinte nga Kosova në banesën e 48-vjeçarit,  për të “shëruar” 33- vjeçaren po ndiqet penalisht për mashtrim.

Ndërsa, D. B., 48 vjeç, banues në Burrel, ( i dënuar më parë për kanosje dhe kundërshtim me dhunë i punonjësit të policisë) është arrestuar në kushtet e flagrancës.

Gjatë kontrollit në banesën e 48-vjeçarit u gjetën dhe u sekuestruan 380 copë fishekë luftarak.

33-vjeçarja, si pasojë e dhunës është dërguar nga familjarët e saj për trajtim mjekësor dhe në spitalin psikiatrik, Tiranë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme procedurale.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.