Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Goditje nga ShBA-ja: Kërkohet përjashtimi i partisë së Vuçiqit nga EPP

Gazeta10
26 September 2026 - 23:45

Kongresisti republikan nga Karolina e Jugut, Joe Wilson, së bashku me senatorin Roger Wicker, i janë drejtuar me një letër zyrtare presidentit të Partisë Popullore Evropiane (EPP), Manfred Weber, duke kërkuar përjashtimin dhe ndërprerjen e menjëhershme të çdo bashkëpunimi me Partinë Progresiste Serbe (SNS) të presidentit Aleksandar Vuçiq.

Në këtë kërkesë të përbashkët, zyrtarët e lartë amerikanë insistojnë që familja më e madhe politike evropiane t’ia heqë SNS-së statusin e anëtarit asociativ, duke e akuzuar regjimin në Beograd për prirje autoritare, korrupsion të thellë, manipulim të proceseve zgjedhore dhe braktisje të hapur të vlerave perëndimore, transmeton Klankosova.tv.

Në letër theksohet raporti i OSBE-së mbi zgjedhjet parlamentare serbe të vitit 2023, të cilat u vlerësuan se u zhvilluan në “kushte të padrejta”, me përdorim masiv të resurseve shtetërore dhe kontroll të rreptë të mediave publike nga partia në pushtet.

Ligjvënësit amerikanë paralajmërojnë se i njëjti skenar antidemokratik po përgatitet edhe për zgjedhjet parlamentare të planifikuara për 25 tetor 2026, meqë asnjë nga rekomandimet e OSBE-së nuk është marrë parasysh.

I was grateful to send this letter to @EPPPresident @ManfredWeber. Vucic and his corrupt authoritarian party are opposed to western civilization and should not have any association with the EPP. Europe must wake up to the election rigging of Vucic and insist on Free and Fair… pic.twitter.com/DPuSHuzL2s

— Joe Wilson (@RepJoeWilson) September 26, 2026

Po ashtu, në dokument ngrihet alarmi për afrimin strategjik të Serbisë me Rusinë dhe Kinën, kontrollin e egër mbi lirinë e medias dhe skandalet e njëpasnjëshme të korrupsionit qeveritar.

Sipas Wilson-it, partia e Vuçiqit nuk mund të lejohet më të keqpërdorë logon dhe reputacionin e EPP-së për të legjitimuar praktikat e saj autoritare, duke i bërë thirrje bllokut të qendrës së djathtë evropiane që të distancohet plotësisht dhe pa hezitim nga pushteti aktual në Serbi.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.