Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Gomat e dimrit duhet t’i vendosni nga kjo datë, në të kundërtën gjobiteni

Gazeta10
09 November 2022 - 12:07

Ndërrimi i gomave të verës me ato të dimrit për të gjithë shoferët do të fillojë nga data 15 nëntor dhe do të zgjasë deri më datën 15 mars.

Të gjithë shoferët pa marrë parasysh kushteve atmosferike, duhet t’i zëvendësojnë gomat, si dhe të pajisen me pajisje të tjera dimërore.

Ligji për rregullat e trafikut rrugor parasheh dënime për shoferët që gjatë dimrit ngasin automjetet e tyre pa pajisje dimërore.

Shoferi, që drejton automjetin pa pajisje dimërore, dënohet për kundërvajtje, me gjobë prej 40 eurosh.

Sipas Ligjit, dënohet për kundërvajtje, me gjobë prej 100 deri në 300 euro, edhe personi juridik apo institucioni publik në emër të të cilit dhe brenda autorizimeve të të cilit ka vepruar shoferi./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.