Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Goran Rakiq i Listes Serbe zbulon dy kushtet për Albin Kurtin

Gazeta10
05 November 2022 - 13:58

Kreu i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka thënë se ata nuk do të kthehen në institucionet e Republikës së Kosovës deri në momentin që kryeministri Albin Kurti të tërheq vendimin për targat dhe të nis formimin e Asociacionit në përputhje me marrëveshjen e parë të nënshkruar në Bruksel, raporton Gazeta10.

“Kjo konkretisht do të thotë – derisa ai (Albin Kurti) të tërheqë vendimet e njëanshme dhe të kundërligjshme për riregjistrim, derisa të formojë Asociacionin e Komunave Serbe në përputhje me marrëveshjen e parë dhe të gjitha marrëveshjet e tjera të lidhura në këtë çështje në dialog”, ka deklaruar Rakiq.

Goran Rakiq ka dhënë dorëheqje nga pozita e ministrit në qeverinë e Kurtit./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.