Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Grabitet një këmbimore në Ferizaj, Policia zbardhë detajet e fundit

Gazeta10
27 Mars 2024 - 15:15

Një person i maskuar nën kërcënimin e armës së zjarrit ka grabitur një shumë të parave në një këmbimore në rrugën “Sali Qeku” në Ferizaj.

Rastin e ka konfirmuar Kanun Veseli, zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt.

Ai tha se në momentin e grabitjes ka qenë duke punuar një punëtor, i moshës 30 vjeçar dhe nuk raportohet për lëndime.

“Me datën 27.03.2024 rreth orës 12:20 kemi pranuar një informacion se në një këmbimore, e cila gjendet ne rrugën” Sali Qeku” në Ferizaj, dyshohet se një person i maskuar dhe nën kërcënimin e armës së zjarrit (pistolet) arrinë të marrë (grabitë) një shumë të caktuar të parave dhe të largohet në drejtim të panjohur”.

“Menjëherë ekipe të policisë, policë të rendit, hetues të stacionit, si dhe hetuesit dhe krimteknikët rajonal kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë marrë masat e nevojshme të hetimit për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarit e kësaj ngjarje. Për të gjitha këto veprime është njoftuar edhe prokurori kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj. Në momentin e grabitjes ka qenë duke punuar një punëtor, i moshës 30 vjeçar dhe nuk raportohet për lëndime. Për informata tjera do të njoftoheni me kohë”, ka deklaruar ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.