Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Grabitje në Gjakovë, një gruaje i merren para nën kërcënimin e thikës

Gazeta10
11 October 2026 - 10:19

Një person i maskuar nën kërcënimin e armës së ftoftë, thikë, i ka grabitur një shumë parash një gruaje në Gjakovë.

Rasti raportohet që ka ndodhur në rrugën “Anton Qeta”, derisa gruaja ishte në vendin e punës.

Policia njofton se rasti është në procedurë hetimore.
“Është raportuar se, deri sa ankuesja f/k ishte në vendin e punës, një person i maskuar nën kërcënimin e armës së ftohtë thikë i ka grabitur një shumë parash. Rasti nën hetime”, thuhet në raport.

Dy ditë parë edhe në fshatin Trudë të Prishtinës kishte ndodhur një grabitje nën kërcënimin e armës. Viktimës në veturë iu morën 1500 euro.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
11 October 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.