Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Graçanica “ia mbledhë mbeturinat” Novobërdës

Gazeta10
09 January 2023 - 18:47

Raporti: Saranda Alshiqi / Kanal10

Komuna e Novobërdës e ka larguar kompaninë “Ekohigjena” nga Gjilani për operim të mëtutjeshëm në këtë komunë. Por, një vendim të tillë e ka bërë pa i njoftuar drejtuesit e kësaj kompanie. Derisa, komuna ka angazhuar kompaninë nga Graçanica “Ekologjia”. Për këtë, nënkryetari i Novobërdës Bajrush Ymeri thotë se është vendim i kryetarit të komunës, duke e quajtur çështje politike. Ndërsa, nga kompania “Ekohigjena” thonë se nuk kanë marrë asnjë njoftim zyrtar për këtë vendim, shkruan Kanal10.

Për mbledhjen e mbeturinave dhe mirëmbajtjen e ambientit, Komuna e Novobërdës ka angazhuar një kompani nga Graçanica, duka ia shkëputur kontratën kompanisë së pastrimit nga Gjilani “Ekohigjiena”.

Kontratën kompanisë publike “Ekologjia” nga Graçanica, Komuna e Novobërdës ia ka dhënë përmes një ftese publike që ka zgjatur vetëm pesë ditë.

Komuna e Novobërdës dhe ajo e Graçanicës udhëhiqet nga kryetarë që vijnë nga subjekti politik, Lista Serbe.

Sipas dokumentit zyrtar, kjo kërkesë është bërë nga Drejtoria e Shërbimeve Publike.

Por, drejtori i “Ekohigjienës”, Senad Rama, ka thënë se shkëputja e kontratës është bërë pa paralajmërim, derisa një vendim të tillë e ka cilësuar si të padrejtë.

Nënkryetari i Novobërdës, Bajrush Ymeri ka thënë se një vendim i tillë është marr nga kryetari i komunës, Sasha Millosheviq.

Pavarësisht se kërkesa ka ardhur nga drejtoria që udhëhiqet nga LDK-ja, Ymeri ka thënë se asamblistët e këtij subjekti nuk e kanë përkrahur një vendim të tillë, duke  e cilësuar atë si çështje politike.  

Kritika për shkëputjen e kontratës me kompaninë publike nga Gjilani dhe lidhjen e së njëjtës me ndërmarrjen nga Graçanica, ka pasur edhe nga opozita në Novobërdë.

Sipas vendimit të Kuvendit Komunal të Novobërdës, puna e kompanisë “Ekologjia” do të nisë nga 31 janari, atëherë kur nuk i vazhdohet më kontrata “Ekohigjienës” nga Gjilani.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.