Festimet e qytetarëve për nder të festës së 28 Nëntorit kanë filluar nga mëngjesi e po vazhdojnë deri në orët e vona, në shumë qytete të Kosovës.
Festa shkoi edhe në qytetin e Graçanicës, ku në disa video shihen vetura me flamuj kuq e zi, dhe dëgjohen brohoritjet “Kosova, Kosova”.
Pos kësaj, në videot e publikuara në Facebook nga “Media Qendra” në Graçanicë, dëgjohen edhe bori të shumta të automjeteve.
Në këto momente, situata është qetësuar, mirëpo raportohet se disa prej qytetarëve janë shoqëruar në stacionin e policisë.
Klankosova.tv ka kontaktuar Policinë e Kosovës, dhe është në pritje të informacioneve për këtë çështje.