Alejandro Garnacho thuhet të ketë arritur marrëveshje me Manchester Unitedin për të nënshkruar kontratë pesëvjeçare dhe kjo tregon rëndësinë që ka për klubin.
Më herët është raportuar se 18-vjeçari nuk do ta vazhdojë kontratën, e cila do të skadojë në vitin 2024.
Kjo situatë i kishte alarmuar klubet, si Real Madridi, të cilët janë të interesuar për shërbimet e tij.
Megjithatë, ESPN bën të ditur se futbollisti tashmë ka arritur marrëveshje verbale me Djajtë e Kuq për ta vazhduar qëndrimin deri në vitin 2028.
Kanë mbetur të zgjidhen edhe disa detaje para se të kompletohet kontrata, por anësori është i gatshëm ta vazhdojë karrierën në Old Trafford.
Me kontratën e re, Garnacho do të ketë rritje në pagë për ta vlerësuar detyrën që e kryen në skuadrën e Erik ten Hag.