Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Granit Begolli largohet nga posti i trajnerit të Feronikelit ‘74

Gazeta10
13 June 2023 - 13:29

Pasi e drejtoi Feronikelin ’74 drejt inkuadrimit në Superligë, Granit Begolli nuk do të jetë më pjesë e skaudrës nga Drenasi.

Është vetë 31-vjeçari i cili e ka bërë të ditur largimin e tij nga Nikli, vetëm një vit pasi mori drejtimin e kësaj skuadre.

Në njoftimin e tij thuhej se ai është larguar nga klubi me vendim të tij, pasi klubi i ka ofruar mundësinë që ta drejtojë skuadrën edhe në elitën e futbollit kosovar.

“Dua t’iu njoftoj që nga sot nuk do të jem pjesë e Feronikelit 74′. Unë kam vendosur që të largohem nga klubi pavarësisht se klubi më ofroi mundsinë që unë ta drejtojë skuadrën në Superligë. Falenderoj Kryetarin e Komunës, z.Ramiz Lladrovcin për përkrahjen gjatë gjithë sezonit, presidentin Erlind Krasniqi për mundësinë që unë të drejtojë klubin drejt Superligës, ku së bashku arritëm objektivin pas një sezoni me shumë vështirësi. Faleminderit poashtu tifozëve për përkrahjen gjatë gjithë sezonit. Falenderoj stafin për punën e madhe dhe të gjithë njerëzit tjerë që punuan në klub”, thuhej ndër të tjera në njoftimin e Begollit.

Feronikeli ’74 ishte lider në grupin A të Ligës së Parë dhe siguroi inkuadrimin në Superligën e Kosovës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.