Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Granit Xhaka është nominuar për çmimin: “Lojtari i Muajit” në Premier League

Gazeta10
03 November 2022 - 14:31

Faqja zyrtare e Arsenal ka njoftuar se Granit Xhaka është nominuar për çmimin “Lojtari i Muajit” tetor në Premier League, raporton Gazeta10.

Granit Xhaka para dy muajve u shpallë lojtari më i mirë i muajit shtator tek Arsenal, ndërsa tani përformancat e tij të mira kanë bërë që ai sot të jetë në listën e ngushtë prej gjashtë lojtarësh për çmimin e madhë.

Lojtarët e tjerë të nominuar për këtë çmim janë: Miguel Almiron, Bruno Guimaraes dhe Kieran Trippier nga Newcastle, Haaland dhe De Bruyne nga Manchester City, Kepa Arrizabala nga Chelsea si dhe Trosard nga Brighton & Hove Albion.

Në këtë sezon me Arsenal Granit Xhaka po bënë paraqitjet më të mira që ka bërë ndonjëherë në “Emirates” ku në 12 ndeshje në premierligë ka shënuar tre gola dhe ka dhuruar tre asistime, /Gazeta10/.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.